Nga nënkampione e Europës në aktore filmash pornografike!

Në vitin 2002, Verona van de Lër u shpall sportistja e vitit në vendin e saj. Ishte gjimnaste holandeze dhe fitoi 5 medalje në Kampionatin Europian, duke u shpallur nënkampione e kontinentit. Një e ardhme e madhe parashikohej për të, dhe ajo vazhdoi të fitonte, si medalje argjenti në Botëror, medalje ari në turne të rëndësishëm, si dhe 4 tituj kampion në Holandë. Gjithsesi, statusi i dobët i gjimnastikës holandeze, dhe konfliktet me Federatën, bënë që ajo të mos e jepte të gjithë potencialin dhe në 2008 lajmëroi largimin nga sporti në moshën 23-vjeçare.

Më pas erdhi rënia. Në 2011, ajo u akuzua se kishte filmuar një akt seksual të një çifti, duke i bërë shantazh, besohet për të përfituar financiarisht. U mbajt për 72 ditë në burg, dhe kur u lirua e kishte humbur kredibilitetin. Po në 2011, nisi të luante në filma pornografikë, dhe që atëherë kjo është mënyra sesi e siguron jetën. Duke qenë se ajo jeton në Perëndim, ku këto janë gjëra private dhe nuk paragjykohesh, Verona vazhdon jetën normalisht, madje thotë se “kam bërë shumë gabime në jetë, por sërish mund ta shoh veten në pasqyrë pa u turpëruar”.

Sfidanti.al