Nejmar rigjen dashurinë; është Letisia Bufoni, nënkampione e botës në ‘Skate Street’.

Nejmar Jr arkivon përfundimisht historinë e dashurisë me aktoren braziliane Bruna Markezin me të cilën u nda në fund të vitit 2018. Sulmuesi i Paris Sën Zhermenit duket se ia ka dhënë zemrën e tij dikujt tjetër dhe këtë radhë gjysma e tij e ëmbël është një sportiste.

Bëhet fjalë për Letisia Bufoni, një patinatore profesionise dhe që është shpallur nënkampione e botës në kategorinë ‘Skate Street’. Nejmar publikoi në profilin e tij në Instagram një foto të tij nën shoqërinë e Letisias të shoqëruar me mesazhin ‘Urime, zemra ime. Jam krenar për ty’. Nga ana e saj, Letisia e ripublikoi postimin e Nejmarit në profilin e saj duke shkruar mesazhin ‘Të dua’.

sfidanti.al