Nejmar gjen ‘zëvendësuesen’ e Bruna Markezines; Xhovana Lanceloti, dashuria e re e brazilianit?

Në muajin tetor, sulmuesi i Paris Sën Zhermenit dhe përfaqësueses braziliane, Nejmar dhe aktorja e modelja Bruna Markezin i dhanë përtë disatën herë fund historisë së dashurisë mes tyre. Duket se kjo ndarje nuk e trishtoi shumë futbollistin, i cili shumë shpejt gjeti dikë tjetër, në gjendje që t’i rrëmbejë zemrën.

Edhe këtë radhë bëhet fjalë për një aktore bukuroshe braziliane, Xhovana Lanceloti që ashtu sikurse edhe bruna Markezin, spiakt për hijeshinë, bukurinë dhe sensualitetin e saj. Si Nejmar ashtu edhe Xhovana këto ditë ndodhen në Londër  për punët e tyre personale dhe kanë bërë shaka në lidhje me praninë e tyre në kryeqytetin anglez. por mediat e specializuara në kronikat rozë duket se nuk janë shumë të këtij mendimi; në të vërtetë sipas tyre mes Nejmar dhe Xhovanës ka dica më shumë se thjesht një miqësi.

sfidanti.al