Nejmar, ditëlindje me stil, festimet në Paris i paguan…Red Bull

Nejmar përgatitet për të festuar 27 vjetorin e tij të lindjes këtë të martë. Festa do të jetë me shumë stil dhe do të zhvillohet në Paris. Por ai që ka marrë përsipër të organizojë gjithcka deri në detajet më të imëta është pikërisht Red Bull.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një akord që është pjesë e kontratës me sponsorin e futbollistit që merr përsipër organizimin e një feste të tillë me një numër maksimal prej 500 të ftuarish. Në festimet për ditëlindjen e Nejmar parashikohet të marrin pjesë familjarëe, miqtë ndërkohë që do të ketë vend edhe për personazhe të famshëm.

Kurioziteti i madh është ai pëe emrin e personalitetit që do të prezantojë këtë event, vitin e kaluar ajo që e drejtoi ishte gazetarja sportive e beIN Sport, An-Lor Bone. Ndërkaq, Nejmar ka pësuar një dëmtim në këmbë që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për 10 javë.
4sfidanti.al