Ndërsa e fejuara ishte shtatzënë, Marsial flirtonte me modelen!

Antoni Marsial del hapur dhe i kërkon ndjesë të fejuarës së tij Melani Da Kruz teksa ka konfirmuar lajmin që qarkullonte prej ditësh për mesazhet flirtuese që shkëmbente me një modele ndërkohë që e fejuara e tij ishte shtatzëbë.

‘Dua t’i kërkoj falje familjes sime e sidomos të fejuarës sime për dëmin që i shkaktova në muajt e fundit-shkruante Marsial në një postim të tij në rrjetin social Instagram.

Modelja me të cilën kishte flirtuar sulmuesi i Mancester Junajtid quhet Malika Semici, është 20 vjec dhe në një intervistë të dhënë për tabloidin britanik ‘The Sun’ tregoi se cvfarë i ndodhi në raportin e saj të shkurtër me Marsial të cilin e kishte takuar në Paris përpara se ai të udhëtonte drejt Rusisë për Botëerorin e vitit 2018.

Semichi tregon se ajo dhe Antoni Marsial ishin takuar në një diskotekë dhe menjëherë shkëmbyen numrat e tyre të telefonëve. Ajo tregon se futbollisti në mesazhet e tij kishte filluar t’i bënte pyetje gjithnjë e më personale dhe se e konsideronte shumë interesant atë edhe pse e dinte që Marsial kishte një lidhje dhe se ishte në pritje të një fëmije.

sfidanti.al