Napoli, nga festa në frikë, dy persona me armë grabisin Milik

Nga gëzimi i madh për fitoren në minutën e fundit ndaj Liverpulit falë golit të Insinjes, te frika e madhe nga një grabitje. kështu mund të përmblidhet mbrëmja e përjetuar nga sulmuesi i Napolit, Arkadiuz Milik. Futbollistit, iu afruan 2 persona me motor në rrugën Varcaturo, shumë pranë banesës së tij, dhe i grabitën orën Rolex me vlerë 7000 Euro.

Sipas policisë, futbollisti polak që po kthehej në shtëpi pas sfidës me Liverpulin, ishte në makinën e tij kur u kërcënua me armë nga këta dy persona që e kishin të mbuluar fytyrën, të cilët u larguan menjëherë pas grabitjes. Kjo nuk është hera e parë që futbollistët e Napolit përjetojnë një ngjarje të tillë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet e saj për ngjarjen.

Dy vjet më parë, viktimë e një grabitjeje të tillë u bë vetë Lorenco Insinjetë cilit i morën orën, byrzylykët dhe para. po kështu këtë fat të keq e kanë pasur edhe Hamshik që në 2017-2013 pa t’i grabisnin 3 ora në 3 episode të ndryshme. Në 2011 ishte radha e Lavezit dhe Cavanit, më pas ajo e Aronikës dhe bashkëshortes së Lavezzit.

Por jo vetëm kaq, amerikanolatinët Fernandez, Zalajeta e Navarro panë që t’u grabiteshin banesat, ndërkohë që protagonist i grabitjes me armë u bë edhe Behrami të cilin në 2012 i morën ora. Janë këto një seri ngjarjesh të shëmtuara në dëm të futbollistëve të Napolit që duket se nuk ka fund.

sfidanti.al