Nadal thotë ‘Po’; martohet me Meri Perejo, 350 të ftuar

Rafael Nadal tha ‘Po’. Tenisti spanjoll u martua me të fejuarën e tij të vetme Meri Perejo’ me të cilën ishte I lidhur prej 14 vitesh. Ceremonia e martesës që ishte super e blinduar u zhvillua në Sa Fortalesa në komunën e Pojensës në pjesën verilindore të Majorkës, madje cifti u kishte kërkuar të ftuarve të mos merrnin telefonët me vete për të ruajtur me fanatizëm privatësinë e këtij evenimenti.

350 persona ishin të ftuar në martesën mes Rafael Nadal dhe Meri Perejo’ dhe mes tyre ishte edhe trajneri I tenistit, karlos Moja dhe miqtë e tij Felisiano Lopez, Fernando Verdasko dhe David Ferrer, ndërkohë që ra në sy mungesa e rivalit por edhe mikut të Nadal, Roxher Federer I cili është I impenjuar në evente promocionale për turneun e Bazelit.

Po kështu në listën e të ftuarve ishte edhe mbreti Huan Karlos I abdikuar në 2014 dhe bashkëshortja e tij Sofia dhe shumë persona të tjerë të njohur. Rafael Nadal u shfaq në ceremoninë e martesës me një kostum të stilistit italian Brunelo Kucineli, ndërsa Meri Perejo kishte veshur një fustan të bardhë të krijuar nga stilistja e njohur spanjolle Roza Klara’

Rafael Nadal dhe Meri Perejo’ janë njohur në vitin 2005 kur ishin dy adoleshentë dhe kjo ndodhi falë motrës së vogël të tenistit, Izabel. Që nga ai moment ata nuk janë ndarë më duke përjetuar lidhjen e tyre të dashurisë larg kuriozëve dhe aparateve të paparazzëve të kronikave rozë.

Sfidanti.al