Modric dhe banesa e tij prej 12 milionë Eurosh; sallë festazh, zonë masazhesh

Luka Modric që vitin e kaluar fitoi Topin e Artë, është një prej futbollistëve më emblematikë dhe popullorë në botë, por jeta e tij private vazhdon të jetë e tillë. Megjithatë është zbuluar dicka që ka të bëjë me futbollistin por jo me sportin që ai praktikon. Është revista ‘Vanity Fair’ që publikon disa foto të vilës së blerë nga Modric në zonën urbanistike ‘La Moraleja’, një nga zonave më të privilegjuara të Madridit

Dhe bëhet fjalë për një vilë vërtet impresionuese vlera e së cilës sipas kësaj reviste shkon deri në 12 milionë Euro. Banesa e re e Modric që është kontemporane dhe me arkitekturë modern ka një sipërfaqe prej 10 000 m2. Ka në përbërje një sallë festasg, palestër, zonë për masazhe si dhe pishinë,kopsht, pistë për padel dhe një sërë komoditetesh luksi

Futbollisti dhe familja e tij janë traslokuar prej pak kohësh në shtëpinë e re që është një ndër më të admiruarat në zonën luksoze të kryeqytetit spanjoll