Mjeshtëria e golfistjes seksi amerikane që po çmend publikun!

Ka një mbiemër sllav, Spiranac. Emrin e ka amerikan, Pejxh, ashtu si edhe nënshtetësinë. Vajza 23-vjeçare e lindur pikërisht në SHBA është bërë një sensacion I sportit të golfit dhe I rrjeteve sociale, duke treguar edhe talentin si atlete, por edhe hiret e saj fizike. Golfistja postoi në Instagram një video, por edhe foto, të një gjuajtjeje me anë të së cilës rrëzoi një shishe uji të vendosur më shumë se 60 metra larg. Duke llogaritur reagimin, Spiranacit iu deshën disa gjuajtje për ta arritur qëllimin. Ajo nuk është ndër golfistet më të mira të botës, por po arrin 900 000 ndjekës në Instagram dhe është cilësuar si sportistja më seksi në botë.