Messi, ylli i Barcelonës, festë me puthje pasionale me Antonellën

Lionel Messi ishte ylli i mbrëmjes së 27 majit kur Barcelona fitoi Kupën e Mbretit për të 29 herë në historinë e saj. Sulmuesi argjentinas u bë protagonist si në fushën e lojës ashtu dhe jashtë saj. Madje në fund të ndeshjes me Alaves atij iu desh të ndajë rolin e protagonistit së bashku me të fejuarën e tij Antonellën, fëmijët e tyre Thiago e Mateo dhe nipin e tij Agustin që iu bashkuan festës së katalanasve. Pikërisht gjatë kësaj feste Messi dhe Antonella, që do të martohen në muajin qershor, u bënë objektivat e fotografëve teksa u panë në momentin më të ëmbël të një çifti; atë të puthjes pasionale. Ky veprim mëse normal nuk mbeti pa u vënë re dhe video e foto e çiftit tashmë ka filluar të bëjë xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale, përdoruesit e të cilëve nuk e fshehën kënaqësinë për këtë moment lumturie të ciftit

Sfidanti.al