Messi dhe rrjetet sociale; cilat janë profilet që ndjek ylli I Barcelonës?

Lionel Messi ka një profil në Instagram dhe është një ndër 10 personat me më shumë ndjekës në botë; 133 milionë. Argjentinasi në të vërtetë është në vendin e nëntë, një shkallë më lart se Nejmar dhe një më poshtë se Kristiano Ronaldo. Por cilat janë profilet që vetë kapiteni I Barcelonës  dhe Argjentinës  ndjek? E përditshmja argjentinase ‘Olè’ hyri në profilin e Messit duke bërë një kërkim të thjeshtë dhe gjëja e parë që u vu re është se futbollisti ndjek vetëm 228 profile në Instagram dhe e dyta është se mes tyre nuk është ai I Kristiano Ronaldos. Ja cilët janë 228 fatlumët që ndiqen në Instagram nga ylli I futbollit botëror

Futbollistë(shumë janë lojtarë aktualë ose ish lojtarë të Barcelonës)

Xheison Murijo, Buskets, KP Boateng, Lengle, Arthur Melo, Alenjá, Malkom, Arturo Vidal, Nelson Semedo, Çavi, Jerry Mina, Kutinjo, Deulofeu, Paulinjo, Dembélé, Fabregas, Abidal, Munir, Sillesen, Dinj, Umtiti, Denis Suárez, Alkáser, André Gomesh, Aleiks Vidal, Arda Turan, Deko, Ter Shtegen, Rakitic, Afelaj, Halilovic, Víktor Valdés, Rafinja, Klaudio Bravo, Dagllas, Eto’o, Luis Suarez, Vermalen, Iniesta, Pedro, Ronaldinjo, Serxhi Roberto, Xhordi Alba, Aleks Song, Bartra, Xhonatan Dos Santos, Piké, Tejo, Adriano Korreia, Nejmar, Puyol, Dani Alvesh e Pinto.

Argjentinasit:

Lo Celso, Paredes, Dibala, De Paul, Biglia, Nahuel Guzmán, Darío Benedetto, Niko Gaitán, Papu Gómez, Kranevitter, Pastore, Lamela, Ronkalia, Lautaro Formika, Mauro Formika, Maksi Perejra, Masherano, Andúhar, Mankuejo, Maksi Rodrígez, Enco Pérez, Orion, Otamendi, Ustari, Higuaín, Garaj, Gago, Roho, Federiko Fernández, Augusto Fernández, Laveci, Banega e Agüero.

Sfidanti.al