Messi dhe Antonela urojnë Krishtlindjen bashkë me fëmijët e tyre

Ashtu sic ndodh zakonisht, Antonela Roccuzzo  ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto Krishtlindje ku pozon e gjithë familja; ajo, Lionel Messi dhe fëmojër Thiago, Matteo dhe Ciro. Është një foto ku ata janë të bashkuar, ulur pranë një peme të madhe Krishtlindjeje dhe të veshur me pizhama të kuqe me motivin e kësaj feste.

‘Ju urojmë një Krishtlindje plot dashuri dhe shëndet. Gëzuar Krishtlindjen-shkruante Antonela në postimin e saj.

E gjithë familja Messi ka udhëtuar drejt Rosarios pas ndeshjes mes Valladolidit dhe Barcelonës dhe do të kthehet në Spanjë këtë të diel, në 27 dhjetor kur Messi do të rinisë stërvitjen në prag të ndeshjes me Eibarin që do të luhet të martën në 29 dhjetor

Sfidanti.al