Markizio, sa frikë; I grabitet banesa nga grabitës të armatosur

Klaudio Markizio përjetoi momente terrori në mbrëmjen e së martës. Vila e ish futbollistit të Juventusit u grabit nga një bandë kriminelësh. Katër persona me fytyrë të mbuluar dhe të armatosur me pistoleta e kacavida hynë në banesën e mesfushorit dhe duke kërcënuar me armë e detyruan atë dhe bashkëshorten e tij të hapin kasafortën.

Më pas hajdutët u larguan me bizhuteri, kartmonedha dhe orë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar. Karabinierët po analizojnë kamerat e survejimit të zonës dhe janë vënë në gjurmët e keqbërësve.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, grabitësit duket se e njihnin mirë zonën e fshatit ‘I Cavalieri’, zona rezidenciale e Vinovos dhe sistemin e alarmit duke qenë se hynë në vilë pa vështirësi duke I evituar të gjitha sistemet e kontrollit. Katër grabitësit mundën të largoheshin me një makinë të vendosut në dalje të kompleksit rezidencial.

Markizio që ishte thyer para pak kohësh të jetonte në Torino me familjen e tij pas eksperiencës me Zenit, menjëherë lajmëroi forcat e rendit pas grabitjes.

Sfidanti.al