Maradona takon Maduron,komunikon edhe programin e ri televiziv

Venezuela priti legjendën e futbollit Botëror, Diego Armando Maradonën. El Pibe De Oro ishte i ftuar nga televizioni Telesur gjatë një programi televiziv ku ai takoi edhe presidentin e vendit Nikolas Maduro. Maradona, kampion bote me Argjentinën përfitoi nga rasti për të njoftuar se ai do të jetë drejtuesi i një programi të ri televiziv për kupën e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi.

Ky program do të titullohet ‘From the hand of 10’(‘Nga dora e nr.10’), një titull ky që i referohet numrit 10 që Maradona ka mbajtur në fanelën e tij si dhe golit të famshëm me dorë që ai shënoi në cerefinalen e Botërorit të Meksikës në 1986 ndaj Anglisë, një episod të cilin ai e pagëzoi ‘Dora e Zotit’. Emisioni i ri nën drejtimin e Maradonës do të nisë pikërisht në 1 dhjetor kur do të hidhet edhe shorti i Fazës së grupeve të botërorit 2018 nga FIFA.

Sfidanti.al