Manchester United, Maguire arrestohet për sherr në Greqi

Harry Maguire përjetoi një mbrëmje të trazuar. Kapiteni i Manchester United u arrestua në Greqi për përfshirje në një zënkë me disa anglezë të tjerë; edhe ata ishin me pushime në vendin helen. Mësohet se Maguire u përfshi në një debat në një bar në Mykonos që u mbyll shumë shpejt dhe se ai reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë. Klubi anglez në një komunikatë theksoi se është në kontakt me futbollistin që po bashkëpunon me autoritetet greke.

Sfidanti.al