Lot të sigurt për Anglinë, por a do të qajë Kejni në dasëm?!

Harri Kejn është idhulli i tifozëve të Anglisë dhe kapiteni i kombëtares, por edhe njeriu i përzgjedhur i së fejuarës, Kejt Gudlend. Sulmuesi i Totenhemit ishte ylli i radhës i zënë në “vorbullën” e “formulës së shenjtë”, që thotë se “gruan e tradhëtoj, dhe skuadrën nuk e tradhëtoj”. Rasti i Kejnit, për fat të mirë, nuk ka të bëjë me tradhëti, por me diçka tjetër.

Futbollisti 26-vjeçar i ka thënë Kejtit se është e sigurt që do të derdhë lot nëse Anglia fiton ndonjë trofe të madh ndërkombëtar (Europian ose Botëror). E fejuara, natyrshëm, e ka pyetur: “Mirë që do të qash për Anglinë, por a do të emocionohesh kaq shumë në dasmën tonë?” Përgjigja e Kejnit ishte për histori: “Nuk jam i sigurt nëse do ta bëj!” Nuk dihet reagimi i Kejtit, por padyshim që nuk ka qenë edhe aq shumë miqësor.

Sfidanti.al