Lind Serena Williams; sjell në jetë vajzën e saj

Serena Williams bëhet nënë. Tenistja amerikane solli në jetë vajzën e saj në një spital në west Palm Beach të Floridas. Ish numri një i renditjes botërore u shtrua në St.Mary’s Medical Center në mbrëmjen e së premtes për t’u bërë nënë në moshën 36 vjecare. Serena Williams e bëri të ditur shtatzëninë e saj në muajin prill nëpërmjet një postimi në Instagram. Sipas medias amerikane fituesja e 23 titujve Grand Slam dhe i fejuari i saj, Alexis preferuan që të mësonin gjininë e fëmijës së tyre në momentin e lindjes. Për momentin Serenës i duhet që t’i dedikohet vajzës së saj, por pa harruar aspak sportin e tenisit. Në fakt 36 vjecarja ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të tërhiqet, përkundrazi ajo dëshiron të rikthehet në fushat e lojës sa më shpekjt që të jetë e mundur.

sfidanti.al