Levandovski dhe vajza me Bentli, por çmimi ndryshon 1 000 herë!

Sulmuesi polak i Bajernit postoi një foto interesante dhe familjare në rrjetet sociale, ku kishte dalë bashkë me bijën e tij, Klarën 3-vjeçare. Robert Levandovski ishte i hipur në makinën e tij, “Bentli Kabrio”, një “shtojzovalle” britanike me forma të shkëlqyera dhe ngjyrën e thellë të blertë. Në krah tij, Klara e vogël, me një mini-Bentli, pra një makinë për fëmijë, siç i takon prej moshës, dhe babai kishte vendosur përshkrimin: “Bashkëpunëtorë në krim” (Partners in Crime). Diferenca e partneritetit ishte tek çmimi, pasi lodra për Klarën paska kushtuar 200 euro (sipas “Bildit”), ndërsa Bentli Kabrio shkon nga 220 000 USD deri në 240 000 USD.

Sfidanti.al