Kristiano Ronaldo rekord edhe në blerje; 11 milionë Euro për një Bugatti

Kristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pasi shënoi golin e tij të 600 në karrierë ndaj interit, fenomeni portugez që është edhe një i apasionuar pas makinave sportive vendosi një tjetër rekord, pikërisht në blerjen e tyre teksa e shtoi koleksionin e tij të makinave me një tjetër supermakinë për të cilën duket se ka shpenzuar plot 11 milionë Euro.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle Marca sipas së cilës është pikërisht sulmuesi i Juventusit blerësi misterioz i modelit ‘Voiture Noire’ të prodhuar nga Bugatti, një model ky që është i vetmi në të të vërtetë.

sfidanti.al