Kristiano Ronaldo pasuron koleksionin e makinave sportive; blen një tjetër për 1 milion Euro

Kristiano Ronaldo pasuron koleksionin e makinave sportive në garazhin e tij. Sulmuesi portugez i Juventusit nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale u prezantoi ndjekësve të tij blerjen më të re; bëhet fjalë për makinën supersportive të luksit McLaren Senna me 800 kuaj/fuqi  dhe që është në gjendje që të arrijë shpejtësinë 340 km/h me një akselerim nga 0 në 100 km/h në vetëm 2.8 sekonda.

Vlera në merkato e makinës së re të Ronaldos varion nga 850 mijë në 1 milion Euro. Ndërkaq, Ronaldo që është i apasionuar pas makinave ka qenë i pranishëm edhe në bokset e Mercedesit gjatë Cmimit të Madh të Monakos në Formula 1 ku së bashku me të fejuarën e tij Xhorxhina, takoi mikun e tij Ljuis Hamilton

sfidanti.al