Kristiano Ronaldo, një makinë parash; por Messi e mund

Kristiano Ronaldo përvecse një yll futbolli është edhe një biznesmen që di të investojë duke siguruar fitime të jashtëzakonshme. Krijimi i markës së tij për veshjet intime, krijimit të zinxhirit të hoteleve në disa vende të botës, hapjen e dy palestrave gjigande në madrid dhe krijimin e një zinxhiri restorantesh janë disa prej biznesve që e kanë shndërruar sulmuesin e Juventusit në një makinë parash. Këtyre iu shtohet edhe kontrata që lojtari ka me Nike nga e cila përfiton 26 milionë Euro në vit.

Sigurisht jeta e Ronaldos është shoqëruar edhe nga skandali i Majorgës, por që cuditërisht nuk ka ndikuar në aspektin negativ në linjën e tij të veshjeve intime, përkundrazi i ka dhënë një impuls më të madh dhe duke qenë se bëhet fjalë për një biznes familjar nuk është cudi që pas veshjeve të fëmijëve ku imazh është Kristiano Xhunior, në ato të kostumeve të banjës imazh është Xhorxhina Rodrigez

Me pak fjalë, të lidhësh markën tënde me atë të Kristiano Ronaldos, suksesi është i garantuar. Por në këtë pikë është dikush që ka bërë më mirë nga të gjithë, Floid Mejuedhër me 285 milionë Dollarë të përfituara brenda 1 viti, shifër kjo që është e paarritshme, kështu që beteja e portugezit edhe në këtë pikë është me rivalin e tij Lionel Messi, me argjentinasin që në të vërtetë e ka mundur.Sipas Forbes në vitin 2018, argjentinasi fitoi 111 milionë Dollarë, 3 miloionë më shumë se portugezi

sfidanti.al