Krishtlindja dhe Ditelindja, Shumaher i festoi në…Spanjë

Mikael Shumaher kaloi pushimet e Krishtlindjes dhe festoi 50 vjetorin e tij të lindjes në Majorka, në vilën e familjes që u ble nga bashkëshortja e tij Korina pak muaj më parëe në Port d’Andratx. Sipas revistës gjermane ‘Bunte’, Shumaher dhe familja e tij udhëtuan nga Zvicra në drejtim të Spanjësme helikopter me 7 herë kampionin e botës që mori rreze dielli i mbrojtur në një tendë.

Në këtë vilë që u ble në korrik të vitit 2018 për 30 milionë Euro, përvec familjarëve të Shumaher, ishin të pranishëm edhe truprojat dhe stafi që e asiston atë. Përsa i përket gjendjes shëndetësore të legjendës së Formula 1 që pësoi aksident të rëndë me ski para 5 vitesh, të gjithë familjarët janë të rezervuar duke mos u prononcuar’

sfidanti.al