Kinsi Volanski, bukuroshja që pushtoi fushën në finalen e Champions

Quhet Kinsi Volanski me emër arti Kindi Sju, vajza që në mbrëmjen e së shtunës gjatë finales së Ligës së Kampioneve mes Liverpulit dhe Totenhemit hyri në fushën e lojës duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve falë edhe formave të saj fizike.

Modelja që është edhe e dashura e ish aktorit të filmave për të rritur, Vitali Zdorovetski që tani është youtuber i suksesshëm dhe pronari i një faqeje porno në internet, në harkun e pak orëve u shndërrua në një yll në rrjetin social Instagram. Kinsi përpara se të bënte vrapin e saj në fushën e lojës në Vanda Metropolitano kishte më pak se 400 mijë ndjekës, ndërsa sot, ky numër është rritur në mënyrë drastike në mbi 2 milionë ndjekës.

sfidanti.al