Kërkesa e çuditshme e Ed Shiran; Këngëtari i vetëofrohet Realit të Madridit

Ed Shiran kishte ditëlindjen dhe këngëtari i famshëm britanik përfitoi nga rasti dhe e festoi atë në Brazil. Ylli i muzikës botërore nuk mundi dot t’i rezistojë tundimit për të luajtur futboll në vendin ku ky sport është thuajse një fe më vete. Shiran iu bashkua disa futbollistëve brazilianë në fushën e Palmeiras ku shfaqi pasionin e tij për këtë disiplinë sportive, vetëm se ka një problem…këngëtari nuk është aspak i prirur për të qenë një lojtar futbolli, në fakt është krejtësisht e kundërta

Britaniku publikoi në rrjetet sociale një video të tij të shoqeruar me një mesazh që i drejtohej pikërisht Realit të Madridit për ‘të blerë’ kartonin e tij. Por cështja është se në videon e publikuar duket qartë se Ed Shiran nuk është zgjidhja e duhur për Realin e madridit për problemin e shënimit të golit. Në fakt Shiran bëri një gabim të rëndë teksa nuk mundi dot të shënojë një gol shumë të lehtë ku atij i duhej vetëm të conte topin në rrjetë.

Nëse Reali i madridit do të blinte shërbimet e Shiran, do të ishtë lëvizja më e keqe në merkaton e transferimeve të klubit merenges përsa i përket repartit të sulmit. Video e publikuar nga Shiran mori më shumë se 2.2 milionë klikime në vetëm pak ditë.

sfidanti.al