Kelly Piquet, dashuria e re e Max Verstappen

Viti i ri nisi pa asnjë dyshim. Max Verstappen konfirmon lidhjen e tij të dashurisë me Kelly Piquet, vajzën e kampionit legjendar të Formula 1, Nelson Piquet e cila më parë ka qenë e dashura e një tjetri piloti të këtij kampionati, Daniil Kvyat me të cilin ka edhe një vajzë përpara se të ndahej në fillim të vitit 2020.

Piloti holandez dhe bukuroshja gjermane me origjinë braziliane janë bashke prej disa kohësh, por vetëm tani dolën hapur duke e bërë publike lidhjen e tyre pikërisht ditën e parë të vitit. Verstappen publikoi në rrjetet sociale një postim që heq cdo dyshim. ‘Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Ta bëjmë 2021 një vit për t’u mbajtur mend në shumë mënyra. Ju uroj të gjithëve sukses, dashuri e lumturi, sic e gjeta edhe unë timen-shkruante Max Verstappen në postimin e tij.

Sfidanti.al