Karius dhe Lingard shijojnë bukurinë përpara stresit të sezonit

Portieri i Liverpulit, Loris Karius, dhe sulmuesi i Mançester Junajtidit, Xhesi Lingard, patën disa momente romantike përpara sesa të “zhyten” në stresin e sezonit të futbollit profesionist. Karius duket se ka gjetur një të dashur tjetër, bukuroshen e quajtur Iante Rouz. Më herët portieri gjerman, që është bërë titullar në “Anfild”, ka qenë i lidhur me bukuroshet gjermane, Pamela Rajf dhe Aneli Alpert, që kur mbërriti në Liverpul. Karius dhe skuadra do të kthehen në fushë të shtunën për ndeshjen e Premier Ligës ndaj Uest Hemit.

Më së miri ia kaloi edhe Xhesi Lingard i Junajtidit. Edhe ai, si shumica e futbollistëve (dhe si Kariusi), është i lidhur me një modele, që quhet Xhina Frums (Jena Frumes), me të cilën doli për kafe dhe për t’u kënaqur pas ndeshjes së Kupës ndaj Hadërsfildit, dhe përpara ndeshjes së Championsit ndaj Seviljes. Xhesi dhe e dashura e tij amerikane tashmë janë larg njëri-tjetrit, pasi futbollisti është në detyrë.

Sfidanti.al