Kampionia gjermane, “e burgosur në parajsë” nga koronavirusi!

Në lindje është polake, dhe quhet Monika Sozanska. Është 37 vjeç dhe sporti i saj është skerma, pra është shpatare. Në 2012 ajo mori pjesë në Lojrat Olimpike nën flamurin e vendit të saj të adoptuar, Gjermanisë, ndërsa para një muaj e pak, familja i bëri dhuratë një udhëtim për ditëlindje drejt ishullit të Balit në Indonezi, në Oqean. Ishte fjala për 10 ditë, por tashmë janë bërë 34 dhe ajo nuk mund të kthehet në Gjermani. Epidemia e koronavirusit ka bllokuar gjithçka, ndërsa në Konsullatën gjermane në Bali menduan më shumë për të vjetrit dhe për familjet me fëmijë, që kishin më shumë nevojë për t’u kthyer. Udhëtimi i saj me Air Francë nëpër Singapor e Paris për të mbërritur në Shtutgart, mund të presë. Monika nuk shpenzon sepse ndodhet tek miq, por gjithsesi sa më shpejt dëshiron të jetë në Gjermani. Ajo ndodhet në një vend që mund të quhet parajsë, mes palmave, plazheve dhe Oqeanit. Pra, a mund të quhet burg? Në asnjë mënyrë, por gjithsesi, ajo është e bllokuar aty kundër dëshirës së saj.

Sfidanti.al