Ju kujtohet Alesandro Matri? Futbollisti do të bëhet sërish baba.

Emri i Alesandro Matrit po shfaqet në media për jetën e tij private. në fakt ish sulmuesii Juventusit do të bëhet sërish baba, pasi e fejuara e tij Federika Narxhi është shtatzënë prej ndoshta 6 muajsh. Vetë futbollisti në rrjtete sociale ka publikuar foton e Federikës shtatzënë të shoqëruar me komentin ‘Përsëri dashuri’ me Narxhin që iu përgjigj: ‘Një jetë e lumtur duhet të jetë plot dashuri’

Alesandro Matri dhe ish velina e ‘Striscia La Notizias’ Federika Narxhi që janë prindër edhe të vogëlushes sofia që ka lindur në vitin 2016, nuk kanë publikuar se cila është gjinia e fëmijës së tyre të dytë.

sfidanti.al