John Cena mrekullon 70.000 shikuesit e Wrestlemanias

I ulur ne gjunjë para 70.000 fansave, John Cena i ka propozuar të dashurën e tij Nikki Bella.

E mbani mend legjendën John Cena? Ai ka shfaqur para gjithë shikuesve të WrestleMania një anë të panjohur.

I ulur ne gjunjë para 70.000 fansave John Cena i ka propozuar të dashurën e tij Nikki Bella. Momenti epik ndodhi menjëherë pasi John Cena mundi armiqtë e tij Mis dhe Maryse të cilët janë të martuar së bashku në jetën reale.

Cena është divorcuar me gruan e tij të parë Elizabeth Huberdeau në vitin 2012.