Jo vetëm Lu-Llalla, ja konflikti Vargas-Çavez në Kili!

Shqipëria po zien këto ditë pas shpërthimit të konfliktit mes ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, dhe Kryeprokurorit të shtetit, Adriatik Llala, veçse kudo në botë është kohë e trazuar. Jo kaq dramatike në përmbajtje, por plotësisht e tillë në formë, ajo mes futbollistit të Kilit, Eduardo Vargas, dhe modeles (sërish një e tillë?), Daniela Çavez. Siç mësohet, ishte Çavez, e mbiquajtur “Lepurushja”. Çështja është banale, por thuajse ka degjeneruar.

“Lepurushja” Daniela e ka kritikuar publikisht Vargasin se përse luan mirë vetëm me kombëtaren, dhe jo me klubet. Në të vërtetë, modelja ka të drejtë, pasi futbollisti zhgënjeu me Napolin dhe me Hofenhajmin, dhe përfundoi në kampionatin meksikan. Gjithsesi, Vargas nuk e ka pritur mirë kritikën, e cila mesa duket nuk është e para nga vajza që e ndjek futbollin. Ai i ka shkruar mesazh privat në rrjetet sociale (që gjithsesi është bërë publik) duke i kërkuar të fshijë komentet me kritika dhe duke e kërcënuar.

“Nuk e di përse e ke bërë, por duhet ta fshish komentin, – ka shkruar ai, – ndryshe, unë do të nxjerr për dy disa sekrete pikante, pasi bota e futbollit ty të njeh mirë”. Ka mundësi që Vargas të ketë të drejtë, pasi “lepurushja” Daniela Çavez është modele e revistës “Plejboj” (Playboy), dhe mund të ketë pasur lidhje me njerëz të futbollit.