Jeta e cmendur e ‘Lord’ Bendtner do të bëhet reality: Do të marrë vendime të rëndësishme për karrierën futbollistike

Që jeta e ‘Lord’ Nicklas Bendtner është I lindur për botën e spektaklit nuk kishte asnjë dyshim. Pikërisht për këtë arsye nuk habit aspak fakti që interesi I ish sulmuesit të Juventusit që tashmë nuk ka asnjë kontratë, është orientuar në drejtim tjetër, më konkretisht te reality shoë.

Bendtner e ka fituar famën e tij më shumë për bëmat e tij jashtë fushës se lojës(dashuri, zënka, arrestime etj), sesa për atë që I ka dhënë futbollit të luajtur duke hyrë në rrugën e duhur për t’u bërë yll I ekranit. Mësohet se Discovery Netëork do të realizojë një reality shoë  ose më mirë të themi një lloj filmi dokumentar ‘Bendtner e Philine’ dhe do të fillojë të transmetohet pas disa muajsh. Ky program do të përqendrohet te karriera e sulmuesit dhe të fejuarës së tij.

Danezi do të regjistrohet teksa do të marrë vendime të rëndësishme për karrierën e tij si futbollist, ndërsa modelja do të niqet nga kamerat teksa udhëton nëpër botë për karrierën e saj në modë.

Me pak fjalë, jeta e cmendur e Bendtner që e ka vënë shpesh në faqet e para të gazetave, tani do të jetë në dispozicion të të gjithëve fale telekamerave që do ta ndjekin me kohë të plotë, dicka që nuk është një problem për të: ‘Unë dhe Philine jemi mësuar me prozhektorët-ka deklaruar Bendtner-kjo është një mënyrë për të treguar kush jam. Shkruajnë shumë histori për ne dhe shpesh gjysma e tyre nuk janë të vërteta. E kemi pyetur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë nëse lidhja jonë është aq e fortë sa të përballojë vëmendjen e të gjithëve që do të shkaktohet nga prania e telekamerave pranë nesh gjatë gjithë kohës’. Dhe në fund ata pranuan dhe prej tyre mund të presësh gjithcka

‘Ndonjëherë dukemi si dy armiq dhe zihemi keq, por edhe kuptohemi mes nesh dhe kemi një sens humori të gjithin tonin që duan t’ia dregojmë të gjithë Danimarkës-vijoi Bendtner

Duke marrë parasysh personazhin, ky reality shoë mund të jetë më I paparashikueshmi I viteve të fundit dhe është e pamundur të kuptohet sesi do të përfundojë me tërheqjen e Bendtner nga futbolli apo me…një arrestim

Sfidanti.al