Jeta dhe karriera e motrave Uilliams në film me Uill Smith në rolin e babait të tyre

Serena dhe Venus Uilliams janë dy prej tenisteve që kanë shkruar faqe të historisë së këtij sporti, sidomos Serena që ka fituar 23 tituj Grand Slam. Publiku tashmë pritet të mësojë historinë e jetës, karrierës dhe sakrificave të tyre për të arritur te suksesi, dicka që e kanë arritur nëpëmjet ndihmës së marrë nga babai i tyre, Ricard Uilliams.

Pikërisht për këtë,në Hollivud po projektohet një film i ri me titull ‘King Richard’ që flet pikërisht për punën e bërë nga babai i tenisteve me to në karrierën e tyre dhe që do të interpretohet nga aktori i njohur Uill Smith. Lajmi bëhet i ditur nga portali ‘Deadline’ sipas të cilit, Uill Smith do të portretizojë një personazh që u kthye nga një njeri krejt indiferent ndaj tenisit në dikë që diti të administrojë dhe të ndihmojë vajzat e tij të talentuara që të kapin majat e tenisit botëror të femrave.

Skenari tashmë është prezantuar, por xhirimet e filmit ende nuk kanë filluar. Mësohet se producentët ekskluziv të këtij filmi do të jenë Alan Mandelbaum dhe Kaleb Pinket, ndërsa bashkëproducentët janë Meri Solomon dhe Rik Rikersten.

sfidanti.al