Jason Statham; aktori hollivudian me të kaluar olimpike

Jason Statham është i njohur në botë me rolet e tij në filmat aksion dhe për këtë mjafton të përmendim interpretimet në ‘Fast&Furious 7’ apo ‘The Transporter’. Por ashtu sikurse persona të tjerë, edhe 50 vjeçari ka një të kaluar dhe kjo është në botën sportive. Në fakt mësohet se Jason Statham ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Seulit në 1988 dhe ato të Barcelonës në vitin 1992. Në këto evenimente të rëndësishme Statham garoi në kërcimin ga trampolina me skuadrën britanike duke u renditur në vendin e 12. Agjentët e kinemasë të shpërndarë në të gjithë botën e pikasën në Qendrën kombëtare të Spoerteve në Londër dhe që nga ai moment karriera e tij mori një kthesë 180 gradë me Statham që la Mbretërinë e Bashkuar për të përqafuar Hollywoodin.

sfidanti.al