Janone harron Belen Rodrigez; rigjen dashurinë me Andreea Sasu

Andrea Janone e ka lënë në harresë lidhjen e tij me Belen Rodrigez e cila duket se është rikthyer me ish bashkëshortin e saj Stefano Di Martino. Piloti i MotoGP duket se ka nisur një histori të re dashurie me një modele, Andreea Sasu. Sipas asaj që publikohet te revista e përjavshme ‘Chi’, Janone dhe Sasu ende nuk kanë dalë hapur si një cift, por ata po e jetojnë këtë lidhje në mënyrë intensive në aksin Zvicër-Montekarlo’.

‘Andrea Janone rigjen buzëqeshjen dhe rifillon një jetë të re-lexohet te revista e njohur e kronikave rozë-ajo është Andreea Sasu, ish e dashura e stilistit Filip Plein. Por ata shfaqen shumë rrallë bashkë dhe e fshehin lidhjen e tyre në aksin Zvicër-Montekarlo’

sfidanti.al