Ish-ylli i Skënderbeut, Ali Soue, çfarë spektakli (thuajse) erotik me partneren!

Kur ishte në Korçë u tregua i suksesshëm duke ndihmuar skuadrën e Ilir Dajës që të kualifikohej për në fazën e grupeve të Ligës së Europës, pasi kaloi 4 ture eleminatore. Ali Soue sot është në Sofie, ku luan për CSKA-në vendase, skuadrën më të suksesshme të Bullgarisë në futboll për të gjitha kohët. Ai siguroi fazën e grupeve të Ligës së Europës pasi CSKA-ja fitoi 3-1 në fushën e Bazelit të Zvicrës, por sulmuesi spikati fuqishëm në një seancë fotosh me partneren e tij, Gabriela Krekmanovën. Futbollisti 26-vjeçar pozoi në pozicione të ndryshme me 19-vjeçaren, dhe njëra prej fotove ishte thuajse erotike, sepse duket si një pozicion marrëdhëniesh seksuale, ndonëse të dy ishin me veshje plazhi. Diçitura ishte “vetëm i imi”, pra nga Korkmanova për Souen, ndërsa pas tyre dallohej një ylber, që mund të ishte një përpunim. CSKA-ja ka marrë, ndërkaq, shumë oferta prej disa milionë eurosh për kartonin e sulmuesit, por besohet do ta mbajë tani që arriti në fazën e grupeve.

Sfidanti.al