Imazhi pa ‘Photoshop’ i Kim Kardashian; Balotelli koment i pavend per Kanye West.

Fotot e pamanipuluara me Photoshop të Kim Kardashian kanë krijuar një impakt të madh në rrjetet sociale dhe komentet për paraqitjen reale të yllit të reality show nuk kanë munguar. Një prej atyre që e bënë dicka të tillë ishte edhe Mario Balotelli. Duke njohur italianin dhe karakerin e tij, komenti i bërë prej tij padyshim nuk ishte shumë i këndshëm, pasi ai tallej me trupin e Kim Kardashian. ‘Seriozisht, cfarë dreqin është kjo? Kanye si mund të ndodhë kjo gjë? E tmerrshme-ishte mesazhi Balotellit në drejtim të bashkëshortit të Kardashian, Kanye West . Një koment që nuk i la indiferentë ndjekësit e Balotellit të cilët nuk ngurruan të ruanin këtë mesazh të Balotellit edhe pse ky i fundit pak minuta më vonë e fshiu atë nga profili i tij.