Ikardi dhe Vanda Nara; foto sensuale si cift në rrjetet sociale

Vanda Nara bëhet sërish protagoniste në rrjetet sociale me fotot sensuale të saj. por këtë radhë ajo përfshiu edhe bashkëshortin e saj, sulmuesin e Interit Mauro Ikardi, në një foto që shumë shpejt bëri xhiron e botës. Në profilin e saj në Instagram, Vanda Nara publikoi një foto bardhezi ku ajo gjysmëlakuriq ishte mbi Ikardin duke i mbajtur shpatullat me duar.

Nga ana e tij, Ikardi postoi në profilin e tij të tjera fotografi të shkrepura në të njëjin sesion. Ndërkaq në Itali vazhdon të flitet për të ardhmen e sulmuesit argjentinas të Interit me Vanda Narën që së fundmi ka konfirmuar qëndrimin e futbollistit te skuadra zikaltër, pavarësisht problemeve që kanë qenë mes Ikardit dhe klubit milanez në javët e fundit.

sfidanti.al