Ibrahimovic qethet ‘zero’; Look i ri për Sanremon?

Ibrahimovic nuk njeh masa të mesme. Edhe kur vendos të ndryshojë pamje, ai e bën pa frikë duke kaluar nga një ekstrem në tjetrin. Kështu, suedezi kaloi nga flokët e gjatë, që ishin emblema e tij, tek qethja ‘zero’; kështu, në mënyrë të papritur, pa bërë një kalim të ndërmjetëm. Vetëm mjekra nuk ka ndryshuar

Të paktën kjo është ajo që vetë futbollisti dokumentoi në Instagram Story teksa postoi foton e tij me look-un e ri të shoqëruar me frazën: ‘All in’. Në imazh shihet sulmuesi i Milanit teksa stërvitet me shikimin e përqendruar pas humbjes së rëndë të pësuar në San Siro ndaj Atalantës ku suedezi u bë protagonist edhe për përplasjen me Zapatën.

Sigurisht që fotoja u bë menjëherë virale, me përdoruesit e rrjeteve sociale që filluan të ngrejnë pyetjen se me c’rast Ibrahimovic bëri këtë ndryshim radikal. Kishte nga ata që menduan se ky ndryshim imazhi u bë për Festivalin e Sanremos që po afron. Por një gjë është e sigurt, pa flokët e tij që gjithnjë e kanë bërë që të bjerë në sy, Zlatan ibrahimovic, thuajse nuk njihet fare

Sfidanti.al