Iannone harron De Lellis, flirtim në rrjetet sociale me Cristina Buccinon?

Mbyllja e historisë së dashurise me Giulia De Lellis duket një kujtim i largët për Andrea Iannonen që nuk është në aktivitet si për shkak të pandemisë coronavirus ashtu edhe për shkak të pezullimit të tij prej 18 muajsh për shkak të dopingut. Piloti i Aprillias tani duket se po ecën me shpejtësi drejt një dashurie të re; Cristina Buccino ish pjesëmarrëse në programin ‘Isola dei Famosi’.

Shumë gazeta të kronikave rozë vënë në dukje se piloti nga Vasto dhe influecer Buccini në kohët e fundit po shkëmbjenë shumë ‘Like’ në rrjetet sociale. Për më tepër, Iannone i ka dedikuar një këngë Cristina Buccinit me titullin ‘Cristina’ në momentin që e ka postuar në profilin e tij në Instagram Story .

Këto janë thjesht indicie që nuk përbëjnë provë, por nëse është e thënë që të ketë një histori dashurie mes tyre, kjo shumë shpejt do të ndodhë.

Sfidanti.al