‘I Pabesueshmi’ Hulk; lë të dashurën për…mbesën e saj

Hulk shkakton një skandal në Brazil. Sulmuesi I Shangai SIPG la të dashurën e tij Iran Anxhelo de Souza për t’u lidhur me mbesën e kësaj të fundit, Kamila. Hulk e Iran ishin lidhur në një histori dashurie prej 12 vitesh, kanë 3 fëmijë  dhe këtë vit duhej të martoheshin, por në muajin gusht u ndanë.

Tani Hulk ka nisur një histori të re dashurie, pikërisht me mbesën e ish tëdashurës së tij, gjë që e konfirmon ai vetë nëpërmjet një komunikate të përfaqësuesve të tij.

‘Këtë të shtunë, Hulk iu telefonoi prindërve dhe vëllait të Kamilës për t’u thënë për lidhjen e tyre. Futbollisti dhe vajza nisën të frekuentohen në tetor dhe lojtare bëri të ditur informacioniet sepse nuk donte të fshihej. Pozicioni I tij është transparent dhe dëshiron të evitojë gënjeshtrat dhe të marrë komente dashakeqëse’-theksohet në këtë komunikatë.

Sfidanti.al