Hamilton gjeti ‘ngushëllimin’ në Monaco; nën rrezet e diellit me bukuroshen Hadid

Lewis Hamilton u rendit i 7 në Çmimin e Madh të Monacos fundjavën e kaluar ne por  e gjeti mënyrën për t’u ngushëlluar për këtë paraqitje jo shumë të mirë të tij. 3 herë kampioni i botës në Formula 1, vetëm pak orë pas garës u pikas nga fotografët në një jaht luksoz në brigjet e Principatës,  në shoqërinë e supermodeles Bella Hadid teksa merrte rreze dielli. Të dy këto personalitete dukeshin të shkujdesur dhe po e shijonin këtë moment së bashku. vlen të theksohet se bukuroshja Hadid prej vetëm pak kohësh është ndarë nga i dashuri i saj, këngëtari kanadez The Weeknd dhe mesa duket e ka gjetur menjëherë ‘zëvendësuesin’ e tij nëse Lewis Hamilton mund të quhet i tillë duke qenë se bëhet fjalë për një ndër personalitetet qe mban gjithnjw rolin e protagonistit nw cdo aspekt.

sfidanti.al