Hamilton e Fetel mbeten vetëm, edhe Formula 1 largon vajzat!

Formula 1 si sporti “darts”. Në një revolucion të vogël, por mjaft të rëndësishëm, po zhduket koncepti i femrës si zbukurim dhe si shtojcë e spektaklit. Pilotët më të mëdhenj të botës, si Ljuis Hamilton apo Sebastian Fetel nuk do të shoqërohen që këtej e tutje nga vajzat e bukura, nga topmodele, që kanë shërbyer si manekine në qendrat e mëdha tregtare, për të reklamuar mallin sa më mirë.

Edhe në Formula 1 po mendojnë se më mirë të kenë femra pilote, ndihmëspilote, inxhiniere, teknike apo shefe ekzekutive, sesa thjesht kukulla me gojën të mbyllur, mendjen “të taposur” dhe lëkurën të lustruar në maksimum. Ata që kanë dëgjuar këngët e Zdravko Çoliçit në vitet 80-të, mund ta kujtojnë shumë shpejt këngën “sukses”, “Lëre modën”, ku fliste për “Kukulla për kopertina”!

Sfidanti.al