Hamilton, çfarë luksi; blen vilën në Nju Jork për 36 milionë Euro

Pas 2 muajsh starton Botërori i Formula 1, megjithatë Hamilton nuk ka përfunduar së festuari titullin e tij të pestë botëror. Piloti britanik me këtë rast vendosi t’i bëjë një dhuratë të kushtueshme vetes dhe bëhet fjalë për një një vilë në zonën më të njohur të Nju Jorkut, Manhatan. Lajmi u publikua nga tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas të cilit britaniku duket se ka shpenzuar plot 36 milionë Euro për vilën e tij në Nju Jork.

Gjithnjë sipas ‘The Sun’ vila e Hamilton që ka një sipërfaqe prej 600 m2, është në një kompleks, një pjesë e të cilit është në pronësi të kuotërbekut të famshëm në NFL, Tom Bredi dhe bashkëshortes së tij, Xhizel Byndshen. Vila, që është me pamje nga lumo Hadson, ka një pishinë, palestër me pajisjet më moderne, një fushë për të luajtur skuash dhe një bibliotekë.

sfidanti.al