Hames Rodrigez nuk e fsheh më; konfirmon lidhjen me Shanon de Lima

Pas ndarjes me Daniela Ospinën me të cilën ka edhe një vajzë, Hames Rodrigez kohët e fundit u fol për një lidhje me modelen Shanon De Lima pasi në disa raste ai ishte shfaqur bashkë me të në të njëjtin vend. Por duket se të gjitha këto zëra janë konfirmuar pasi Hames Rodrigez festoi titullin e kampionit të Bundesligës me Bajernin e Mynihut dhe bashkë me të ishte edhe Shanon që u bashkua me lojtarët ashtu sikurse dhe bashkëshortet dhe të fejuarat e tjera.

Modelja që në të kaluarën ka pasur një histori dashurie me Mark Entoni bëri një fotografi me sulmuesin kolumbian, por për momentin kjo foto ende nuk është shfaqur në rrjetet sociale. Gjithsesi, pritet që fotot e festës që do të publikohen të tregojnë për këtë lidhje që nuk ka asnjë dyshim që është më shumë se miqësore.

sfidanti.al