‘Gomorra’ apo Napoli-Juventus? Sky e gjeti zgjidhjen për t’i kënaqur të gjithë

E premtja e 1 dhjetorit është dita e superndeshjes së Serisë A mes napolit sdhe Juventusit, por edhe e serialit ‘Gomorra’ që është në sezonin e tij të tretë. Kjo ka bërë që në audiencën italiane të ngrihen dilema të mëdha pas askush nuk dëshiron që të humbasë këto dy evenimente  që janë në të njëjtin orar.

Gjithsesi, platforma Sky e gjeti një zgjidhje për këtë dilemë dhekëtë e zbuloi vetë një prej protagonistëve të serialit, Salvatore Esposito.

‘Janë të shumtë ata që më  kanë pyetur se si mund të bëhet për t’u parë të dyja eventet që do të transmetohen në të njëjtën kohë-tregon aktori-por Sky Italia, e gjeti zgjidhjen duke i karikuar ne  versionin On Demand kështu që ai që dëshiron mund t’i ndjekë si ndeshjen ashtu edhe serialin. Faleminderit Sky’

Një mesazh që i ka bërë të lumtur tifozët e napolit, Juventust dhe admiruesit e serialit televiziv. Problemi u zgjidh, ndeshja nuk do të humbasë audicionin e saj, ndërsa Gomorra po, por ajo do ta rifitojë me versionin On Demand.

Sfidanti.al