Godet me thikë rivalen në dashuri, arrestohet vajza e Mayweather

Vajza e Floyd Mayweather, Iyana u arrestua me akuzën për agresion me armë vdekjeprurëse pasi goditi me thijë një vajzë në shtëpinë  e rapperit NBA Youngboy. Lajmi bëhet I ditur nga TMZ sipas të cilit, 19 vjecarja tani gjendet në burgun e Houstonit.

Mësohet se Iyana shkoi në shtëpinë e këngëtarit me të cilin kishte një lidhje dashurie dhe e gjeti në  shoqërinë e një femre tjetër, nënën  e një prej 5 fëmijëve të tij, Menjëherë shpërtheu sherri që ndodhi në kuzhinë ku ajo goditi me thikë rivalen e saj. Sipas disa burimeve, ndihma e parë e shpejtë shkoi në vendngjarje në orët e para të mëngjesit të së shtunë duke e gjetur viktimën Lapattra Lashai Jacobs, të shtrirë në dysheme  dhe gjendja aktuale e saj mjekësore ende nuk dihet.

Lajmi për arrestimin e Iyanna Mayweather vjen 1 muaj pasi 19 vjecarja humbi nënën e saj, Josie Harris që u gjent pa jetë pranë banesës së saj në Oak Meadow Drive të Valencias që është një konte në Los Angeles.

Sfidanti.al