Gjermania në alarm për tatuazhet e futbollistëve, Ndikojnë në rendiment

Futbollistë, mos bëni më tatuazhe! Ky është mesazhi i mjekut të Universitetit të Këlnit, Ingo Frobose që i fton lojtarët që të mbyllin historinë e pikturimit të trupit të tyre më bojë që nuk fshihet. ‘Personalisht do t’ua ndaloja me ligj futbollistëve bërjen e tatuazheve në trup-ishte deklarata e Froboses për taloidin ‘The Sun’-klubet marrin seriozisht disa detaje të vogla të shëndetit të tyre, por jo cështjen e tatuazheve’.

Sipas Froboses në këtë pikë duhet  më shumë kujdes pasi studimet tregojnë se sa herë që një futbollist bën një tatuazh, rendimenti i tij në fushën e lojës bie 3-5%. Frobose shpjegon gjithashtu se lëkura është organi më i madh që zotëron qenia njerëzore dhe kërkimet kanë treguar se 60-70% e bojës e përdorur për të bërë tatuazhin nuk qëndron në të, por kalon në gjak. Po kështu Frobose thekson se tatuazhet e mëdha ndikojnë edhe në kapacitetin e prodhimit të djersës.

sfidanti.al