Gisele Bündchen ‘nxjerr’ sekretin e Tom Brady: Ka pësuar shpesh goditje në kokë

Modelja braziliane Gisele Bündchen befason me deklaratat e saj shqetësuese oër gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj, Tom Brady, quaterback-u i New England Patriots. Gisele zbulon se Brady ka pasur dëmtime në kokë në sezonet e fundit ku përfshihet edhe ai aktual ku ai arriti të fitojë edhe titullin në NFL. Quhet e cuditshme sepse nga stafi i New England askush nuk ka dhënë sinjale për këtë problem të Tom Brady. ‘Më duhet ta them që NFL nuk është ndër sportet më pak agresive-tha Bündchen në një intervistë për median amerikane-Tom ka pësuar dëmtime në kokë vitin e kaluar por edhe në sezone të mëparshme. Ky tip agresioni nuk mund të jetë i shëndetshëm dhe unë dua që Tom  të jetë sa mirë për të bërë gjëra argëtuese’.

sfidanti.al