Gaskoin sërish në telashe; akuzohet për agresion ndaj një gruaje në tren

Pol Gaskoin hyn sërish në telashe me drejtësinë. Ish mesfushori I përfaqësueses angleze akuzohet për një agresion me sfond seksual , teksa ka tentuar të puthë një grua në një tren që po udhëtonte  drejt Njukasëllit në një gjendje dukshëm të dehur.

Sipas Prokurorisë së Tisajd Kraun Kurt në Anglinë verilindore, ish futbollisti tashmë 52 vjecar ka pranuar në polici se kishte puthur gruan për të rritur besimin. Por sipas Prokurorisë, gaskoin, pas largimit të gruas,tentoi të ulej mbi të dhe pasi e kapi për faqesh, tentoi ta puthë në buzë. Gruaja zbriti në Jork dhe menjëherë I telefonoi policisë që e ndaloi Pol Gaskoin. Prokuroria theksoi gjithashtu se gruaja e konsideroi incidentin si shokues dhe tronditës.

Sfidanti.al