Garbina sqarohu! Për çfarë po e bën të djersisë, Stan Vavrinkën?!

Në Instagram dhe Tuiter kanë krijuar një valë kurioziteti, për ata që duan të merren me punët e të tjerëve, dhe që duan të merren me thashetheme. Çfarë i lidh dy yjet e tenisit, spanjollen (me origjinë nga Venezuela) Garbinë Muguruza, dhe zviceranin (me origjinë polake) Stan Vavrinka? Të dy ata kanë “ndezur” rrjetet sociale me fotot e hedhura aty, ku janë së bashku!

“Nxehtë dhe lagështi me Mugun”, – shkruan Vavrinka, ndërsa Garbina përgjigjet me diçiturën e saj: “Duke e bërë Stanin që të djersijë për t’ia arritur!” A mund të jetë një lojë, apo një lidhje pasioni? Gjithçka ka mundësi, ndonëse kjo e fundit duket hipoteza më e “goditur”. Vavrinka mësohet se është ndarë nga e dashura e fundit, tenistja kroate Dona Vekiç, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se kurrë nuk kanë pasur informacione për lidhjet dashurore të Garbinës.

Sfidanti.al